English

Kontributi për sigurimet shoqërore rritet. Rezultatet janë

Nga 1 gushti baza për llogaritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore është ndryshuar. Bëhet fjalë për disa ndryshime në ligjin për sigurimet shoqërore dhe në ligjin për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shëndetësore.
Ja se si përshkruhet ndryshimi në bazë të ligjit:


“Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr.1114, datë 30.7.2008 të Këshillit të Ministrave, i botuar në Fletoren Zyrtare Nr.125, datë 30.07.2013, duke filluar nga data 1 Gusht 2013 e ne vazhdim, paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve, shoqërore e shëndetësore, do të jetë jo më pak se 19.026 (nentembedhjete mije e njezet e gjashte) lekë, ndërsa paga maksimale mujore të jetë 95.130 (nentedhjete e pese mije e njeqind e tridhjete) lekë.
Për të punësuarit, marrëdhëniet e punës të të cilëve regullohen në baze të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, paga minimale mujore, për llogaritjen e kontributeve, është ajo e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, në zbatim të nenit nr.111, të ligjit të sipërpërmendur. Kjo page (sipas VKM nr. 573 date 03.07.2013 “Për përcaktimin e pagës minimale, në shkallë vendi”, duke filluar nga data 01 Korrik 2013 e ne vazhdim është 22.000 (njezet e dy mije) lekë. "
Kontributi i detyrueshëm për sigurimet shoqërore për personat e vetëpunësuar në veprimtari, tregtare apo shërbimi, ambulante, si dhe për personat, që punojnë si punëtorë shtëpie, nga data 1 Gusht 2013 e në vazhdim, të jetë 2.500 (dymije e peseqin) lekë në muaj.

Kontributi minimal

Në ligjin që i shtrin efektet financiare nga 1 gushti, i cili është publikuar pak ditë më parë në Fletoren Zyrtare mësohet se paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve, shoqërore e shëndetësore, nga data 1.8.2013 e në vazhdim, do të jetë jo më pak se 19 026 lekë, ndërsa paga maksimale mujore të jetë 95 130 lekë. shuma minimale mujore e kontributeve për të gjitha degët e sigurimit, për periudhën nga data 1.8.2013 e në vazhdim, të jetë 5 308 lekë. Sigurimi shëndetësor Kontributi minimal mujor ndryshon sipas degëve të sigurimit të jetës: për sigurimin për sëmundjet 0.3 57 %, dega e sig- urimit të barrë-lindjeve 1.4 266 % , dega e sigurimit të pensioneve 21.6 4110 %, dega e sig- urimit të aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale 0.3 57 %, dega e sigurimit të papunë- sisë 0.9 171 % dhe sigurimet shëndetësore 3.4 647 %. sipas ligjit të ri, shuma minimale mujore e kontributit të sigurimit shëndetësor për të vetëpunësuarit dhe për pjesëtarët e familjes, të patrajtuar me pagë, do të jetë 7 për qind e pagës minimale mujore, e barabartë me 1 332 lekë. të vetëpunësuarit i vetëpunësuari, i vetëpunësuari në ortakëri, i vetëpunësuari që punëson të tretë (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), duke filluar nga data 1.8.2013 e në vazhdim, paguan për vete një kontribut të detyrueshëm për sigurimet, shoqërore dhe shëndetësore, në masën 30 për qind (23 për qind sigurim shoqëror dhe 7 për qind sigurim shëndetësor) të pagës mujore minimale prej 19 026 lekësh, të barabartë me 5 lekë në muaj. i vetëpunësuari, për pjesëtarët e familjes së tij mbi 16 vjeç, që nuk trajtohen me pagë, por që punojnë e bashkëjetojnë me të ligjërisht (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), duke filluar nga data 1.8.2013 e në vazhdim, paguan kontribut të detyrueshëm për sigurimet, shoqërore dhe shëndetësore, në masën 30 për qind (23 për qind sigurim shoqëror dhe 7 për qind sigurim shëndetësor) të pagës mujore minimale prej 19 026 lekësh, të barabartë me 5 708 lekë në muaj. Personat e vetëpunësuar në veprimtari tregtare apo shërbimi, ambulante, nga data 1.8.2013 e në vazhdim, deklarojnë dhe të paguajnë kontribut minimal mujor në shumën 2 500 lekë. me të ardhura nga pronësia Personat mbi 16 vjeç, me të ar- dhura të rregullta nga pronësia e që nuk janë të punësuar diku tjetër, duke filluar nga 1.8.2013 e në vazhdim, paguajnë kontribut vetëm për sigurimin shëndetësor në masën 7 për qind të pagës mujore minimale, prej 19 026 lekësh.

Bujqësia

të vetëpunësuarit në bujqësi, nga data 1.8.2013 e në vazhdim, të derdhin kontribut vjetor për sigurimet shoqërore, në masën 30 000 lekë, me përjashtim të të vetëpunësuarve, që banojnë në rrethet Bulqizë, dibër, Gramsh, has, Kolonjë, Kukës, Librazhd, malësi e madhe, mat, Mirditë, Pukë, Skrapar, Tepelenë dhe Tropojë, për të cilët masa e kontributit vjetor është 23 000 lekë. sipas të njëjtit ligj, kontributi i detyrueshëm për sigurimet shoqërore për personat që punojnë si punëtorë shtëpie, nga data 1.8.2013 e në vazhdim, të jetë 2 500 lekë në muaj. të dhënat mujore dhe progresive për detyrimet për kontributet e papaguara në afat për çdo subjekt, si dhe për kreditorët për kontribute të paguara më tepër se detyrimi i llogaritur, informohen sipas procedurave dhe afateve të përcaktuara në udhëzimin e ministrit të Financave.

KOMENTE