English

Mishi i pulave shkakton kancer. I mbushur me arsenik. Pranohet nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave

Përgatiti PhD Vinela Refugjati - Më në fund Administrata e Ushqimit dhe e Barnave pranon se : mishi i pulave përmban Arsenik një agjent kimik që shkakton kancer.

Mbas gjithë këtyre viteve fshehje të problemit dhe duke shpresuar se askush nuk do ta vinte re, Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA/AUB) ka pranuar më në fund se mishi i pulës i shitur në SHBA përmban arsenik, një substancë kimike, karcinogjene (shkakton kancer) që është fatale në doza të larta.

Historia e vërtetë është se nga vjen arseniku: Ai shtohet me qëllim për të ushqyer pulat dhe më pas kalon në mishin që konsumohet nga njerëzit.

Pak kohë para këtij studimi si FDA dhe industria e mishit nuk pranonin se arseniku i përdorur për ushqimin e pulave kalonte në mishin e tyre.

Përalla që kemi dëgjuar për 6 vjet ishte që arseniku ekskretohet (nxiret jashtë) me anë të glasave të pulave.

Nuk ka asnjë bazë shkencore për të bërë një pohim të tillë ... kjo është vetëm ajo çfarë dëshiron industria e mishit që të besojnë të gjithë.

Tani provat janë të pa mohueshme ss prodhuesi i produktit për të ushqyer pulat i njohur si Roxarsone ka vendosur të tërheqë produktin nga raftet.

Kush është emri i këtij prodhuesi?

Pfizer, sigurisht - e njëjta kompani që prodhon vaksinat për fëmijë të cilat përmbajnë adjuvantë kimikë.

Edhe pse ALPHARMA (dega e Pfizer që prodhon këtë kimikat) tani ka rënë dakord të tërheqë këtë kimikat toksik nga Shtetet e Bashkuara, ajo thotë se jo domosdoshmërisht do ta largojë atë nga produktet e ushqimit për pulat në vendet e tjera edhe nëse ajo është e detyruar nga rregulloret.

Shtroja e pulave që përmban arsenik përdoret për të ushqyer lopët industrinë e mishit.

Arseniku tani kalon dhe në mishin e lopëve/viçave e njerëzit të cilët ushqehen me hamburger marin këtë kimikat kancershkaktues pa e ditur.

KOMENTE