English

Vorpsi: Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë do t’i kthehet rëndësia dhe serioziteti i munguar

Partia Demokratike pershendet vendimin e autoriteteve te larta shteterore per te dhene nje godine publike (ish-SHQUP-in) si seli qendrore te opozites. Vendime te ngjashme jane marre qe prej viteve ‘90 edhe per parti te tjera politike, perfshire ketu edhe Partine Socialiste.

Ish Shtepise Qendrore te Ushtrise, e cila prej kohesh ka humbur funksionet institucionale publike, do t’i kthehet rendesia dhe serioziteti i munguar.

Ky ambjent do modernizohet dhe do te funksionoje si nje nga institucionet me te rendesishme publike, si vendi i opozitarizmit, i alternatives qeverisese, institucioni ku do te linde nje projekt i ri politik per Shqiperine!

Ne cdo vend demokratik permiresimi i kushteve te punes se opozites do te kishte marre pergezime. Institucioni i opozites eshte themeli i demokracise dhe kollone e zhvillimit te nje kombi.

Perpos ketij akti sa moral, demokratik dhe ligjor, po del ne pah nje fenomen i rrezikshem: lufta e paskrupullt per te minuar aktivitetin institucional te opozites!
Prej mese dy javesh marioneta te pushtetareve te neserm kane nisur nje sulm te paprecedent ndaj Partise Demokratike.

Vajtojne per fatet e nje ish-restoranti te ushtrise ata qe vite me pare, per interesa pushteti sakrifikuan te gjithe infrastrukturen ushtarake te vendit, ata qe ben cmos te pengonin hyrjen ne Aleancen Veri-Atlantike.

Partia Demokratike e vlereson lart Ushtrine Shqiptare. Qeverisjet e Partise Demokratike modernizuan armaten, e ngriten ne nivelin e ushtrive perendimore dhe e antaresuan ne NATO, aleancen politiko-ushtarake me prestigjoze ne historine e njerezimit.

Kercenimet publike ndaj figuarve te rendesishme shteterore, gjuha e urrejtjes dhe mllefi anti opozitar deshmojne reflekset e regjimeve totalitare.

Kulmi i marrezise dhe etjes per revansh u shenua dje nga kreu i mazhorances se re. Me nje gjuhe te ashper, anti-demokratike, jo dinjitoze per nje kryeminister te koheve moderne, kryesocialisti Rama deshmoi edhe njehere se koncepti i tij per pushtetin eshte eliminimi i opozites.

I erresuar nga urrejtja patologjike ndaj kundershtarit, ky personazh politik nuk po ngrihet dot ne moralin dhe etiken e nje lideri mazhorance Demokratike.

KOMENTE