Tashmë kemi para makina nga më të ndryshmet por me siguri na mungonte dhe kjo lloj makine që është cilësuar makina më veogël në botë.
Instituti i Avancuar Korean i Teknologjisë (Korea Advanced Institute of Science and Technology - KAIST) ka prezantuar veturën më të vogël në botë, e cila mund të ”paketohet” dhe të parkohet kudo.
Dizenjuesit kanë projektuar një makinë 500 kg dhe 2.8 metra të gjatë. Kur të “paketohet”, vetura në fjalë bëhet vetëm 1.65 metra. Ekspertët thonë se tri automjete të tilla të "paketuara" mund parkohen në një vend standard parkimi.
Vetura është emërtuar "Armadillo-T" dhe funksionon me baterinë 13.6 kWh, e cila vë në lëvizje të gjitha katër rrotat, duke mbërritur shpejtësinë prej 60 kilometra në orë. Me një mbushje vetura mund të udhëtojë 100 kilometra.
Të gjitha katër rrotat rrotullohen 360 shkallë. Pasqyrat janë zëvendësuar me kamera që regjistrojnë çdo gjë për rreth. Instituti ka pranuar se ka ende shumë punë deri sa automjeti i shpikur elektrik të vihet në qarkullim.