Derisa ne si komb nuk kujdesemi sa duhet për figurat kombëtare, për krenaritë tona, patjeter se të tjerët mundohen ti përvetojne këto vlera. Ne i shajmë, i përdhosim, i poshtrojmë, ndersa të tjerët i shenjëtrojnë, i përvetsojnë dhe u ngrene lapidare të larta deri 32 metra. E pra kjo na tregon se ne kemi hyre 32 metra nën tokë dhe vetëveten e kemi ngulur aq thellë.
Zgjohuni o njerz të akademive, instituteve, njerez të artit e intelektuale kudo që jeni, ngrijeni zërin për vetëdijsimin e kombit se rreziku na ka trokitur që sa e sa kohë në dyert tona!
BIZNESMENI INDIAN FINANCON NJË SHTATORE TË NËNË TEREZËS NË SHKUP
Projekti për shtatoren e saj tashmë është gati dhe do të fillojë të ndërtohet pas përfundimit të hotelit “Marriot”
Një shtatore 32 metra e lartë e “Nënë Terezës”do të ngrihet në Shkup, atje ku është dhe vendlindja e saj.
Investimi është dhuratë e një miliardieri Indian, Subarata Roy.
“Në këtë pikë unë do të ndërtoj një shtëpi ku do të mbështetet kujtimi i asaj gruaje të madhe . Kjo statujë sugjeroj të quhet “Statuja e Njerëzimit”,shprehet biznesmeni indian.