English

Shkon për të vjedhur lavatriçen qëllohet për vdekje Astrit Marku

Vritet me armë zjarri pasi kishte shkuar për të vjedhur një lavatriçe në një objekt.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Arbanë në kryeqytet rreth orës 03:00 të mëngjesit, ku shtetasi Astrit Marku 35-vjeç është qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Burime nga policia bëjnë me dije se Marku i ndihmuar dhe nga një bashkëpunëtor i dytë kishin shkuar për të vjedhur një lavatriçe në një godinë, por janë pikasur direkt nga roja i objektit, 18-vjeçari Kleandro Zefi, i cili ka qëlluar direkt në drejtim të tyre. Për pasojë ka gjetur vdekjen Astrit Marku, ndërsa bashkëpunëtori i tij Andi Allamani është arrestuar nga policia së bashku me rojen e godinës. Nga ana e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

KOMENTE