English

7 vjet burg për biznesmenin që shiti detektorë bombë fallco

Një biznesmen i cili shiti detektorë bombë të 'padobishme' për klientët ndërkombëtarë për mijëra paund u burgos për shtatë vjet.

Gary Bolton, 47 vjeç, nga Chatham në Kent, shiti pajisjet e rreme me çmim deri në 10,000 puond secili, të cilat gjoja zbulonin eksplozivët, narkotikët, fildish, drogën dhe madjet paratë nëse ishin fallco.
Por një gjyqtar në Old Bailey, sot i përshkroi pajisjet si "të padobishme" dhe "fundërrina".

Testet zbuluan pajisjet që Bolton kishte mbledhur në shtëpinë e tij se kushtonin më pak se 5 pound secila.

Gjykata dëgjoi biznesmenin se ai ishte në dijeni të 'shkencës' së rreme për produktin e tij, por vazhdoi ti tregëtojë dhe ti shesë ato si të vërteta nëpërmjet firmës së tij Teknik Global për fitime më të mëdha.
Ai mohoi dy akuzat për mashtrim, por u dënua nga një juri në Old Bailey muajin e kaluar.
Babai i tre fëmijëve ka pasur dhe klientë ndërkombëtarë madje që i përkisnin dhe forcave të armatosura ndërkombëtare'.

KOMENTE