Josip Broz Tito nuk ka qenë me origjinë jugosllave. Këtë e pohon një dokument i hequr nga lista e dokumenteve sekrete dhe i botuar në faqen e CIA-s. Agjencia e inteligjencës amerikane thotë se ky konkluzion del nga analiza fonetike e të folur të tij.
Tito – i cili erdhi në pushtet pas Luftës së Dytë Botërore dhe mbajti postin e Presidentit deri në vdekje në vitin 1980 – kishte zyrtarisht një prejardhje kroato-sllovene.
Por dokumenti thotë se, nisur nga e folura e tij e gjuhës “serbo-kroate” – gjuha e nënës së tij, por e folur me theks të huaj – do të thotë se gjuha e vërtet e tij amtare, ose të paktën njëra afër saj, ai ka qenë rusishtja ose polonishtja, raporton gazeta me bazë në Beograd "Politika".
Autorët e kësaj analize, dalin në përfundimin se, kjo është një hipotezë logjike, por theksojnë se identiteti i tij i vërtetë nuk ka qenë jugosllav.
Dokumenti pohon se, kjo është edhe arsyeja e “objektivitetit dhe suksesit në zgjidhjen e problemeve të ndryshëm dhe konflikteve etnike në Jugosllavi.”
Fjalimi i marrë në analizë i përket vitit 1977. Dokumenti i CIA-s thotë se kërkimet e mëtejshme për identitetin e vërtetë të Titos mund të shërbejë si qëllim akademik.