Shumica prej nesh e njohin se pesticidet ndihmojnë prodhuesit bujqësorë për të përmirësuar sasinë, cilësinë dhe shumëllojshmërinë e furnizimit tonë me ushqim, por shumë pak nga ne e di bashkëveprimin e pesticideve me mjedisin.
Pesticidet janë të dizajnuara për të ndaluar ose kufizuar shfaqjen e agjentëve të dëmshëm biologjikë apo ADB-ve. Ato luftojnë insektet, kërpudhat dhe barërat e këqija.
Të gjitha këto produkte dhe shumë të tjera me një emër quhen pesticide. Është shumë e rëndësishme për të kuptuar faktin se çfarë ndodhë me këto preparate pas përdorimit të tyre në kulturat e ndryshme bujqësore.
Cili është qëllimi i përdorimit të pesticideve?
Qëllimi i përdorimit të pesticideve është aplikimi i tyre në sasi të caktuara duke synuar kontrollin e ADB-ve që paraqiten në kulturat bujqësore me qëllim që të bëhet i lehtë degradimi i këtyre komponimeve në tokë, ajër apo ujë pa e ndotur ambientin.
Pesticidet janë shumë të lëvizshme në mjedis. Kjo lëvizje mund të jetë e dobishme në qoftë se pesticidet janë përdorur në një zonë të caktuar, aty ku më parë kemi kryer hulumtime dhe ka rezultuar me shfaqjen e ADB-ve. Mirëpo, ndonjëherë edhe insektet, bimët dhe organizmat tjerë (jo të synuar) vijnë në kontakt me to.
Ndikimi mjedisor i pesticideve
Ndikimi mjedisor i pesticideve është shpesh më i madh se çfarë është menduar nga ata që i përdorin ato. Përdoruesit duhet të informohen siç duhet lidhur me rreziqet e mundshme afat-shkurtra dhe afat-gjate, si dhe masat e nevojshme lidhur me përdorimin e sigurt të këtyre kimikateve toksike.
Mbi 90 % e llojeve të ndryshme të pesticideve arrijnë edhe në një destinacion tjetër nga ai të cilin e synojnë, duke përfshirë kështu, speciet jo të synuara, ajrin, ujin dhe ushqimin.
Ajri
Pesticidet mund të kontribuojnë në ndotjen e ajrit. Kjo ndodhë atëherë kur pesticidet qëndrojnë pezull në ajër dhe nga këtu erërat e ndryshme i largojnë këto grimca në zona tjera duke i ndotur ato. Prandaj kushtet e motit, temperatura dhe lagështia relative, janë të rëndësishme, këto ndikojnë në ndryshimin e përhapjes së pesticideve në ajër. Edhe shpejtësia e erës ka ndikim të madh në përdorimin e pesticideve.
Fermerët duhet të jenë në dijeni lidhur me kushtet më të përshtatshme për përdorimin e tyre, duke e shmangur ndotjen e ajrit dhe duke e bërë të mundshëm përdorimin e pesticideve në zonat ku ata i synojnë.
Uji
Ndikimi i pesticideve në sistemin ujorë është studiuar shpesh duke përdorur një model të transportit të tyre deri në ujë. Kështu që janë studiuar lëvizjet dhe fati i këtyre kimikateve nga zona e aplikuar deri në ujin e pastër.
Nga studimet e fundit kemi rezultate se mbetjet e pesticideve janë gjetur edhe në shi dhe në ujërat nëntokësore.
Ka katër rrugë kryesore përmes të cilave pesticidet arrijnë ujin, ato mund të deponohen jashtë zonës së synuar, mund të përshkojnë ose kullohen në tokë, mund të bartën në ujë duke rrjedhur ose ato mund të derdhën në ujë, për shembull aksidentalisht ose nga neglizhenca e përdoruesit të tyre.
Faktorët që ndikojnë në aftësinë e një pesticidi për të ndotur ujin përfshijnë, tretshmërinë e tij në ujë, motin, kapacitetin ujëmbajtës të tokës, metodën kimike të përdorur, etj.
Limitet maksimale të lejuara të përqendrimit të pesticideve në ujë janë të përcaktuara nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA).
Në mënyrë të ngjashme, edhe qeveritë e vendeve të zhvilluara vendosin standardet e cilësisë mjedisore, ose përqendrimet maksimale të lejuara të këtyre kemikateve në ujë.
Edhe Bashkimi Evropian gjithashtu rregullon përqendrimet maksimale të pesticideve në ujë. Fatkeqësisht në vendin tonë ende nuk aplikohet ndonjë standard i caktuar i monitorimit të ujërave, gjë të cilën vendet e zhvilluara tashmë e kanë realizuar.
Toka
Shumë prej kimikateve të përdorura janë ndotës të vazhdueshëm të tokës, ndikimi i tyre në tokë mund të qëndrojë për dekada të tëra.
Toka është caku kryesorë i ndotjes, dhe si e tillë ekspertet duhet t’i kushtojnë studime të veçanta. Fillimisht duke analizuar tokat në të cilat vazhdimisht përdorën pesticidet, e pastaj duhet monitoruar në vazhdimësi ato zona të cilat janë më të ndotura.
Ky monitorim qëllim të vetëm do të ketë mbrojtjen e tokës nga rreziku i kontaminimit dhe mbrojtjen e popullit tonë nga rreziku aq i madh i mbetjeve të tyre në produktet bujqësore.
Përdorimi i pesticideve zvogëlon biodiversitetin e përgjithshëm në tokë. Degradimi dhe akumulimi janë dy faktorë që ndikojnë në vazhdimësi në ndotjen e tokës me pesticide. Degradimi përshinë ndërveprimet e mikroorganizmave të tokës dhe akumulimi ndikon në mbetjen e pesticideve në tokë.
Këto mbetje mund të lëvizin në zinxhirë nga toka në ujë, pastaj në bimë dhe nga bimët në njerëz. Kjo lëvizje është një proces kompleks dhe i kombinuar me disa faktorë, përbërja, vendi i aplikimit dhe metoda e përdorimit të pesticideve/
Grifin Albania: Dezinfektim, Dezinsektim, Deratizim