Dy vjet më parë, imazhi i një gruaje që i jepte gji fëmijës bëri jehonë të madhe në botë pasi shkoi viral në internet.
Ndërsa tani si subjekt të asaj foto , gruaja me emrin Amy ka vendosur të flasë mjaft hapu para mediave.
Në një intervistë ekskluzive me BabyCenter, Amy ka deklaruar një herë dhe për të gjithë që fotoja nuk ishte fallco, ashtu si të tjerët menduan.
"E vërteta është që ne jetonim në një komunitet të vogël në Hawaii, ku veshja jonë ishte opsionale dhe yoga ishte një domosdoshmëri! Unë isha duke bërë gjërat që bëja çdo ditë, rutinën e përditshme, kur papritur vajza ime si një bizele e vogël erdhi dhe filloi të pinte qumësht ndërsa unë nuk ndërpreva aktivitetin tim sportiv.
Amy vazhdoi të tregojë BabyCenter më shumë rreth saj dhe familjes së saj. Ajo thotë se e zgjodhi "jetë të thjeshtë" në 20-tat e hershme të saj dhe ka qenë duke udhëtuar me angazhimet minimale. Ajo ende jeton në Hawaii me të bijën, Naia, dhe partnerin e saj, por familja së shpejti do të shkojë në Zelandën e Re për gjashtë muaj. Amy shkruan se yoga ka qenë një pjesë shumë e rëndësishme e jetës së saj dhe vajza e saj tani praktikon yoga gjithashtu.
"Unë e kuptoj familja jonë nuk është ideale stereotipike. Ne mund të dukemi të ndryshme në botën e zakonshme, por afërsia dhe dashuria që ne ndajmë është përtej ideales," shkroi ajo.