English

Skena horrori. OKB-ja dyshon se Siria ka përdorur armë toksike(VIDEO)

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka shprehur shqetësime në lidhje me një sulm të dyshuar për armë kimike i cili besohet se ka vrarë qindra persona në Siri.

Pas një takimi urgjent Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm Jan Eliasson i përshkroi ngjarjet e së mërkurës si një "përshkallëzim tepër i rëndë".

Aktivistët e opozitës thanë se më shumë se 1,000 njerëz u vranë pasi forcat qeveritare nisën raketa me agjentë toksikë në rrethinat e Damaskut në rajon Ghouta.

Qeveria siriane ka mohuar akuzat, duke i përshkruar ato si "të palogjikshme dhe të fabrikuara".
1858

KOMENTE