English

Ushtari amerikan që nxorri sekretin e SHBA-së dëshiron të bëhet grua

Bradley Manning, ushtari amerikan i cili publikoi dokumentet sekrete të qeverisë amerikane në faqen e internetit Wikileaks, ka njoftuar se dëshiron të bëhet një grua.

"Unë jam Chelsea Manning," tha Manning, 25 vjeç, në një deklaratë të dhënë për programin e NBC Today. "Unë jam një femër."

Ai tha se kishte ndjerë ndjesinë e të qënit femër që në fëmijëri, dhe ka kërkuar në të njëjtën kohë për të filluar terapi hormonale, dhe dëshironte të trajtohet si Chelsea.

Ai ka qenë i dënuar me 35 vjet burg për krime duke përfshirë spiunazhin.

Ai mund të lirohet me kusht, pasi të paktën ka kaluar shtatë vjet në burg, tha avokati i tij David Coombs.

Z. Coombs i ka kërkuar presidentit Barak Obama të falë Manning, dhe ka premtuar për të apeluar kundër vendimit dhe dënimit.

KOMENTE