English

Bie në greminë me mjetin e tij Bedri Fetahu

Mbrëmjen e djeshme është rrëzuar në greminë një mjet i tonazhit të rëndë ku si rezultat ka vdekur dhe drejtuesi i mjetit.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Fushë-Dukagjin – Drini i Zi si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit, i cili përfundoi në greminë.

Policia e Kukësit tha se drejtuesi i mjetit është identifikuar si shtetasi Bedri Fetahu, 49-vjeç nga Kosova, i cili humbi jetën pasi mbërriti në spital.

Ende nuk dihet nëse shoferi udhëtonte i vetëm, apo kishte edhe shoqërues, ndërkaq vijojnë hetimet e policisë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

KOMENTE