English

Gazetarja përdhunohet nga 5 meshkuj

Një 23-vjeçare, gazetare dhe fotografe, është sulmuar dhe përdhunuar nga një bandë prej 5 meshkujsh në qytetin indian Mumbai, thotë policia.

Gruaja, e cila ishte në detyrë të enjten në mbrëmje kur ajo u sulmua, është në spital me lëndime të shumta.

Ajo u shoqërua nga një koleg mashkull i cili u rrah nga sulmuesit e saj. Policia ka arrestuar njërin prej të dyshuarve.

Në një rast të ngjashëm dhjetorin e kaluar, një 23-vjeçare ishte përdhunuar nga një bandë në autobus kryeqytetin, Delhi.

Gruaja dhe shoku i saj u sulmuan brutalisht dhe ajo më vonë vdiq në spital nga plagët e saj.

Sulmi shkaktoi protesta mbarëkombëtare duke detyruar autoritetet të fusin ligje të ashpra për krime kundër grave.

KOMENTE