English

Plagosen me thikë të rinjtë nga Kuksi pas një sherri banal

Mbrëmjen e djeshme pas ndeshjes së skuadrës kuksiane me skuadrën turke një sherr ka ndodhur mes dy të rinjve thonë burimet nga Kuksi.

Dy të rinj, pas një konflikti të castit, janë përfshirë në një sherr, nga i cili ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.
Sipas të dhënave zyrtare nga policia lokale, bëhet e ditur se në lagjen nr 5 të qytetit pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Zenel Zenelaj 27 vjeç, banues në Kukes ka goditur me thikë shtetasin Artan Haziraj 29 vjeç banues po në këtë qytet.
I dëmtuari ndodhet në spitalin e qytetit jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur procedim penal në ngarkim të shtetasit Zenel Zenelaj dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit, i cili është shpallur në kërkim.
Ndërkaq materialet proçeduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit për veprime të mëtejsheme.

KOMENTE