English

Policia bashkiake ka dhunuar një shitës ambulant duke e lënë pa ndjenja

“Nëse denoncon, nuk të lëmë të shesësh nesër”. Kështu u kërcënua një qytetar që shiste në rrugë, ndërsa Policia Bashkiake “kryente detyrën”, duke shkelur me këmbë dhe me kokë etikën e komunikimit, ligjin dhe duke ushtruar dhunë.

Ndërsa shitësi ambulant qëndronte i shtrirë, pa ndjenja, punonjësit e Policisë Bashkiake u larguan duke e lënë qytetarin në mes të rrugës, jo larg, por disa metra përballë komisariatit të policisë nr.2 në Tiranë. Ambulanca e njoftuar nuk erdhi, pasi sipas urgjencës, ajo duhej të njoftohej nga policia. Z. Basha mund të thotë se Policia Bashkiake është e vendosur të zbatojë ligjin, edhe kur përdor forcën, ose bën goditje selektive mbi shitësit ambulantë, ose ndërtuesit pa leje. Unë isha rastësisht dëshmitare e kësaj ngjarje të shëmtuar. Meqenëse të afërmit e shitësit ambulant u frikësuan tej mase, ata u larguan duke mos dashur të denonconin vet, dhe që unë të mos e ndiqja problemin në rrugë ligjore, po e denoncoj publikisht këtë sjellje antiligjore”.

Kështu është shprehur deputetja socialiste në Facebook, Vasilika Hysi e cila ka qenë dëshmitare e një rasti dhune nga ana e policisë bashkiake mbi një shitës ambulant në rrugët e Tiranës.

KOMENTE