English

Berisha-Ramës. Për shqiptarët Enver Hoxha ishte një Hitler. Qeveria e re, ekipi më injorant

Kryeministri Berisha i ka bërë thirrje pasardhësit të tij që do marrë drejtimin e qeverisë së re në shtator të mos provojë shqiptarët lidhur me trashëgiminë historike dhe figurën e Enver Hoxhës se do të përballet me zemërimin e tyre.

Berisha komentoi edhe propozimin e arkitektëve për shndërrimin e piramidës në qendër studimi, kurse nga jashtë në një zonë ku fëmijët mund të luajnë. “Konferenca dy ditore ishte një dramë me dy akte. Akti i parë, ishte dita e arkitektëve të miliarderëve të PS-së dhe disa arkitekteve tanë nga Europa që janë bërë milionerë këtu në Tiranë më ndihmën e Ramës.

“Dy ditët e shkuara në Tiranë ka pasur një ngjarje të veçantë. Një konferencë dyditore në të cilën ishte një dramë me dy akte. Dita e parë e kësaj drame u karakterizua nga fakti se kryeministri i ardhshëm, u dëshmoi shqiptarëve si preokupimin e tij madhor, e para të shtinte në dorë të gjithë territorin e vendit, në një kohë kur administrimi i territorit është atribut me Kushtetutë i qeverive vendore. Ky e din që mjalti i mjaltit është 20%, dhe tani ky 20% duhet të shtrohet në të gjithë vendin. Akt i frymëzuar nga periudha e tij si kryetar Bashkie, që e la Tiranën në situatën më dramatike. Kjo përpjekje ka marrë përgjigje përfundimtare nga Gjykata Kushtetuese me vendim të saj në vitin 2006, e cila përcakton se territori është çështje e qeverive vendore. Pjesa më tragjike ishte pasioni dhe adhurimi i zotit Rama për Enver Hoxhën. Për shqiptarët ai është një Hitler. Shqiptarët janë të gatshëm të reagojnë në mënyrën më të fuqishme, ndaj çdo provokimi me njeriun më gjakësor. Mos provoko shqiptarët me Enver Hoxhën sepse do të përballesh me zemërimin e tyre më të fuqishëm. Ai ishte një armik i egër i botës së lirë. Unë i kërkoj të jetë shumë i kujdesshëm.”- tha Berisha në fjalën e tij në mbledhjen e qeverisë.

Gjithashtu Berisha paralajmëroi se, “ekipi më pa dije, më injorantë” do të zhysë vendin në recension. Akti i dyte paralajmëroi se do të zhysë shqiptarët në recension dhe ky është oguri më i zi. I bëj thirrje administratës të vijojë me konsekuencë punën në mënyrë që të ruhet stabiliteti ekonomik”, u shpreh Berisha.

KOMENTE