Policia në Kinë ka ofruar një shpërblim për informacion në lidhje me një sulm mbi një djalë të vogël të cilit i janë shkulur sytë me dhunëpohojnë mediat shtetërore.
Incidenti ndodhi në Fenxi, provincën Shanxi, më 24 gusht.
Gjashtë-vjeçari doli jashtë për të luajtur dhe u gjet disa orë më vonë nga prindërit e tij me sytë e tij të hequr.
Djali i vogël tani është në spital. Policia ka ofruar një shpërblim prej 100.000 juan (16.340 dollarë) për informata lidhur me rastin.
Prindërit e djaloshit të cilët janë fermerë thanë se djali i tyre po luante afër shtëpisë kur një grua e sulmoi.
Policia gjeti djalin e vogël me pjesën e corneas së syve të zhdukur, potencialisht duke treguar në drejtim të trafikimit të organeve.
Policia tani po bën përpjekje për të kapur autoren grua.