Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, dje, datë 28.08.2013, është kryer ekstradimi nga Greqia, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar, Artan Aqif Muça, vjeç 38, nga Mati.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin të datës 15.05.2010, e ka dënuar shtetasin Artan MUÇA, me 1 vit burg, për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/1, i Kodit Penal.
Shtetasi Artan Muça, në datën 24.07.2009, i ka vjedhur automjetin një shtetasi në Tiranë, për të cilin i dëmtuari ka bërë kallzim në Komisariatit nr.3.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, në datën 13.03.2013, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit Artur Muça.
Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.