Mëngjesi i sotëm në Janinë ka filluar me një aksident tragjik ku babë e bir kanë humbur jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 3:00 në kilomentrin e 10-të në aksin drejt Kakavijës, ku një automjet me targa greke në të cilin udhëtonte një familje shqiptare është përplasur më një autobus dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen babë e bir, 36 dhe 10 vjeç, ndërsa është plagosur dhe fëmija tjetër vetëm 6-vjeç, i cili është transportuar drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit të rëndë, ndërsa paraprakisht dyshohet se drejtuesin e mjetit e kishte zënë gjumi, çfarë është bërë shkak dhe për përplasjen e tij me autobusin.