English

Arvizu do të takojë Bashën në selinë e re të PD-së

Edhe pse përfundimet akoma nuk kanë mbaruar në selinë më të re të PD, ish-Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, kjo duket se nuk do të jetë problem për të realizuar pritje apo takime.

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, duket se do të jetë dhe diplomati i parë që do të "inagurojë" selinë më të re blu, pasi zyra e shtypit e PD ka lajmëruar një takim mes kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Takimi do të mbahet rreth orës 14:30 në ambientet e selisë së re të kësaj partie tek ish - SHQUP.

Ky takim vjen pas debateve të shumta në publik lidhur me kalimin e SHQUP-it si “shtëpi” të demokratëve. Arvizu ka deklaruar se po e ndjek nga afër këtë çështje pasi Toptanët të cilët janë pronarë të truallit janë shtetas amerikanë.

Gjithashtu takimi Basha-Arvizu vjen në një kohë kur zyrtarë të lartë të PD-së, sikurse Jozefina Topallin, kanë sulmuar ashpër ambasadorin amerikan lidhur me deklaratën se zgjedhje e 23 qershorit ishin po aq të rëndësishme se ato të vitit 1992.

KOMENTE