English

Karikoni bateritë me ushqime natyrale

Blerina Bombaj Dietologe klinike - Sa here qe ndjeni veten te ezauruar nga lodhja e perditshme dhe ngarkesa emocionale, mendojeni ushqimin si nje aleat shume te dobishem per t'ju dhene ate dozen e nevojshme te energjise.

Ja 4 zgjedhje super - energjike!

1. Kujdes vaktin e darkes!

Nje darke kalorike dhe e pasur ne yndyrna dhe karbohidrate do te okupoje organizmin me tretjen dhe perthithjen me shume sec duhet dhe nuk I jep mundesine atij te harxhoje energji per rikuperim dhe rigjenerim! Darka ideale do te ishte nje cope e bollshme peshk ton mbi nje shtrat spinaqi te fresket dhe një fete buke thekre!

2. Kur gjumi nuk ka orar!

Arrat dhe qershite e tharta (edhe te thara) jane te pasura ne melatonine, hormone qe rregullon ciklin tone cirkadian dhe gjumin tone.

3. Ndjehesh e lodhur per te shkuar ne palester?

Etja eshte shpesh nje arsye e fshehur e lodhjes. Pini uje dhe caj bimor gjate gjithe dites. Edhe ushqime te pasura ne uje si shalqiu, kastraveci, sallata jeshile ndihmojne te qendroni te hidratuar.

4. Kur keni udhetim per te bere!

Nje filxhan kafe eshte I domosdoshem. Eshte vertetuar se kafeina parandalon pergjumien kur jemi ne timon.

KOMENTE