English

Vladimir Putin sfidon SHBA mbi pretendimet per Sirinë

Presidenti rus Vladimir Putin ka sfiduar SHBA dke mos pranuar t'i paraqesë provat OKB-së që Siria sulmoi kryengritësit me armë kimike pranë Damaskut.

Z. Putin tha se do të jetë e "pakuptimte" për qeverinë e Sirisë për të provokuar kundërshtarët me sulme të tilla.

Presidenti amerikan Barak Obama thotë se ai është duke i konsideruar veprimet ushtarake kundër Sirisë, pas raporteve të inteligjencës ku 1429 njerëz u vranë më 21 gusht.

Inspektorët e armëve të OKB-së e kanë lënë Sirinë, pas mbledhjes së provave për katër ditë.

Ata janë duke marrë mostrat e tyre të Organizatës për Parandalimin e Armëve Kimike, në Hagë.

Mostrat janë marre si toke, municione, gjak dhe flokë nga viktimat madje ekspertët,thone se eshte marre dhe mish nga trupat e vdekur.

SHBA thotë se qindra fëmijë ishin në mesin e të vrarëve në sulmet e dyshuara të armëve kimike, ku SHBA thotë se është kryer nga qeveria siriane.

Siria tha se kërkesa e SHBA ishte "plot me gënjeshtra", duke fajësuar rebelët për sulmet.

Presidenti amerikan Barak Obama Obama tha të premten se SHBA ishte duke planifikuar një përgjigje ushtarake "të kufizuar, të ngushtë" që nuk do të përfshinte "çizmet në terren"

KOMENTE