Sot ka nisur dhe regjistrimi i fëmijëve parashkollorë pranë kopshteve ku ata do të shkojnë.
Por gjatë regjistrimit është vënë re një dyndje e madhe e prindërve madje të pushtuar nga një panik të cilet pretendojnë se nuk do të ketë vende të mjaftueshme për fëmijët në kopsht.
Gjate regjistrimit të fëmijëve janë krijuar pakënaqësi për shkak se shume nga prinderit kerkojne t'i regjistrojnë fëmijët në kopshtet që kane prane vendit ku punojnë, gje e cila nuk eshte lejuar nga Drejtoria Arsimore.
"Eshtë frika e prindërit që po zihen vendet, ndërkohë që kopshtet vazhdojnë bëjnë regjistrime, vende të lira ka, duke patur parasysh sa fëmijë janë larguar për klasë të parë, kështu që cdo gjë është normale, prindërit le të vijnë në cdo moment që ata e kanë të mundur. Prioriteti kryesor është që fëmijët do të regjistrohen në njësinë bashkiake ku janë banues. Normalisht preferencat e prindërve në këto raste nuk janë marrë parasysh", thotë Jonida Matohiti Spahia, nga Drejtoria Arsimore.