Nje biznesmen ndertimi i identifikuar si shtetasi Plarent Cani eshte vrare rreth ores 08.30 te mengjesit te se henes ne sektorin “Teuta” te plazhit te Durresit. Viktima ishte pronar i kompanise “Cani Construction” sh.p.k dhe ka qene duke pire kafen e mengjesit ne nje lokal prane objektit qe po nderton kompania e tij.
Plarent Cani, rreth 40 vjeç, eshte goditur me pistolete ne koke nga dy persona me kaska qe leviznin me motorr. Autoret i jane afruar viktimes dhe pasi kane qelluar mbi te, jane larguar me shpejtesi.
Ndërkohë menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Hetimet e policisë janë përqëndruar në aktivitetin e viktimës në fushën e ndërtimeve në bregdet, si dhe të ndonjë konflikti të mundshëm.