English

Sadik Hajderasi ekzekutohet në Piacenza, Itali(VIDEO)

Një shqiptar është vrarë mbrëmë në rrugët e Piacenza-s. Ngjarja ka ndodhur në orën 20:15 para një lokali të mbushur me njerëz, vetëm pak metra larg qendrës historike të qytetit.

Viktima është shqiptari Sadik Hajderasi, i cili u qëllua me tre plumba, dy në kraharor dhe një në qafë.

Dëshmitarët kanë treguar se në atentatin ndaj 40-vjeçarit morën pjesë katër persona, të cilët kishin mbërritur me një makinë Fiat Punto ngjyrë gri.

Sipas dëshmive, dy prej katër personave, i janë afruar tavolinës ku qëndronte ulur shqiptari dhe pasi i kanë thënë diçka, kanë qëlluar me nga një plumb në krahëror 40-vjeçarin.

Pasi shqitari ka tentuar të largohet njëri prej agresorëve ka qëlluar sërish dhe më pas janë kthyer në makinë duke u larguar me shpejtësi.
Shekulli online ka sjellë dhe videon që paraqet situatën mbi vrasjen e shqiptarit në Piacenza
1869

KOMENTE