Trajtimi i flokëve me vajra natyrale, sapo ka filluar ne Shqipëri dhe kjo po përhapet me shpejtësi. Por ndoshta jo të gjithë kanë njohuritë e duhura që trajtimi me kimikate është mënyra e gabuar dhe më e shtrenjta pasi do të harxhojmë shumë para pas pasur rezultate. Në këtë mënyrë humbasim jo vetëm paratë por edhe durimin.
Ja 3 mënyra të sigurta:
Receta 1
1 luge gjelle me vaj lini
1 lugë gjelle me vaj rozmarine
1 luge gjelle me uthull molle
Përzieji mirë në një filxhan dhe aplikoje në flokë 30 minuta para larjes me shampo.
Receta 2
Aplikoni direkt vaj Lini në majat e flokëve. Mbaje 1 orë (ose mund ta mbani tërë natë) dhe në mëngjes t'i lani flokët me shampo. Mund të aplikoni disa pika vaj edhe pas larjes kur flokët janë gjysëm të thata.
Receta 3
2 lugë gjell me vaj kokosi
1 kokërr vezë e plotë
Përzieji mirë në një tas, aplikoje në gjithë gjatësinë e flokëve. Mbështilli flokët me një peshqir ose plastmas, mbaje 40 minuta dhe laji me shampo si zakonisht. Vajin e Kokosit mund ta përdorni edhe pas larjes së flokut, (lyeni nga pak gjatësinë dhe majat). Kokosi krijon një shtresë mbrojtëse ndaj pjastrave dhe tharëses, duke eliminuar edhe majat dyshe.
Produktet i gjeni në Tiranë dhe Durrës