Kreu i mazhorancës së majtë, Edi Rama ka mbajtur fjalimin e parë të tij në parlament. Kryeministri i zgjedhur e ka nisur fjalën me tragjedinë e 11 shtatorit në SHBA.
Sikundër në dy seancat paraardhëse edhe në të sotmen trupa diplomatike e Ambasadorëve rezidentë në vendin tonë kanë qenë aty, në llozhat e Kuvendit për të ndjekur nga afër fjalimin e parë të Kryeministrit, por dhe për tu njohur me programin e qeverisë.
Me Kryeministrin e ri dhe Ministrat të pozicionuar tashmë në vendet e tyre përkatëse, deputetët dhe gjithë të pranishmit, Kryeparlamentari Ilir Meta e nisi seancën, të parën pas marrjes së detyrës një ditë më parë, me betimin e deputetit dhe ish-ministrit të Financave Ridvan Bode, për shkak të mungesës së tij të martën.
Megjithëse, Rama theksoi se nuk do t’i bëjnë karshillëk opozitës, deputetët e saj braktisën punimet e Kuvendit.
Në deklaratën e mbajtur nga Berisha jashtë sallës së Kuvendit, ai tha se vendimi për të braktisur punimet e Kuvendit erdhi pas sulmit që Rama i bëri opozitës.
Per me teper shihni videot e meposhtme