Një shtetase kanadez është arrestuar në Kolumbi duke u përpjekur të hipte në një fluturim për në Toronto me një bark të rremë shtatzënë të mbushur me kokainë, raporton policia.
Turistija tërhoqi vëmendjen e një policeje në Aeroportin Ndërkombëtar Bogota, e cila dyshohet se e pyeti se si kishte mundësi të udhëtonte kaq larg duke qënë shtatzënë dhe vetëm.
Ajo ka reaguar në mënyrë agresive, e cila ngjalli dyshimin e zyrtarëve që kanë shkuar më pas për ta kontrolluar.
Këtë vit, rreth 150 njerëz u kapën me drogë në aeroportin e Bogotës.
Rreth një e treta e tyre ishin shtetas të huaj, sipas autoriteteve kolumbiane.