Në mes të ditës dhe në mes të Tiranës.
Atentat i kurdisur ndaj Viktor Skeja, ish-Drejtor i ÇEZ-it në Laç te rruga "Bardhyl" i cili është qëlluar me pistoletë dy herë në këmbë duke shkaktuar plagosjen e tij.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, ndërkohë që i plagosuri, Skeja është shoqëruar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Dy persona kanë hyrë në një kazino, ku dhe gjendej shënjestra e tyre.
Ai ka qënë duke luajtur në kazino, kur është pyetur nga njëri prej autorëve për emrin, mesa duket për të mos gabuar shënjestër.
Ngjarja fillimisht u raportua si një tentativë grabitjeje, por pasi policia mori në pyetje dëshmitarët në vendin e ngjarjes arriti në përfundimin se bëhej fjalë për një atentat, që ka dështuar ti marrë jetën 45-vjeçarit.