English

Elbasan: Shpërblim 4 milion lekë për 400 koka qensh

Qentë endacakë ose siç quhen ndryshe qentë e rrugës janë shpesh herë objekt i bisedave për vuajtjet e tyre ose si braktisen nga njerëz të papërgjegjshëm.
Përpos këtyre bisedave autoritetet shpesh herë “zihen” ngushtë dhe duan të gjejnë një zgjidhje për numrin e shtuar të tyre, një zgjidhje që të mos kushtojë shumë por që të japë efektin maksimal.
Një njeri i thjeshtë i 25 viteve më parë do të mendonte se ku ka si çiftja për ta zgjidhur këtë “hall” më pastër e më mirë (me pak zhurmë që përballohet).
Në këtë filozofi arkaike noton edhe Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë Elbasan. Me gjoja pretekstin se në Elbasan ka qen të sëmurë dhe agresivë ajo vë si shperblim me date 13/09/2013 ora 12.00, 4 milion lekë për të sjellë 400 koka qensh në tryezën e bashkisë.
Kjo ndërmarrje kërkon një masakër në kundërshtim ndaj çdo ligji ekzistues të Republikës së Shqipërisë, për Mjedisin (nenet për zhurmat), për Shërbimit Veterinar i ri (nenet për klasifikimin e kafshëve), e të tjera për ruajtjen dhe sigurinë e banorëve.
Përveç kësaj thyen çdo konventë për të drejtat e kafshëve dhe del kundër çdo parimi njerëzor për mirëqenien e kafshëve.

Sot Europa ku ne synojmë të integrohemi si shtet, ofron shembuj konkretë suksesi se si mund të trajtohen kafshët endacake. Një prej tyre është kapja-sterilizimi-rilëshimi i kafshëve. Ka kosto të përballueshme dhe me efikasitet të lartë. Fatkeqsisht duket sikur kjo Ndërmarrje e Bashkisë Elbasan nuk e di se pushka nuk e ka zgjidhur kurrë këtë problem, përkundrazi, jep aq para sa mund të krijontë një mundësi punësimi të dhjetra veterinerëve të rinj për të sterilizuar këto kafshë.

Ju lutem kërkojini përsonave përgjegjës Ing Irland Sina dhe Alketa Merkja
të ndalojnë këtë akt sa më parë në nr Tel/Fax: +355 54 53586


Endri Haxhiraj
Drejtues i Klubit për Mirëqenien e Kafshëve në Shqipëri

KOMENTE