English

Forconi memorjen tuaj. Këshilla

Kapaciteti i kujtesës mund të mbahet në formë dhe të forcohet deri në 30 përqind.

Ja disa këshilla:
Dietë jo shumë drastike
Të dobësohesh shpejt mund të sjellë efekte jo të mira për trurin, pasi redukton memorjen të paktën 20 përqind. Kështu thotë një studim i kryer në Mbretërinë e Bashkuar, ku niveli i i vëmendjes pas një diete drastike reduktohet 30 perqind dhe kapaciteti i memorjes në 20 përqind.

Humor i keq.
Nëse humori i keq ju bën që të shihni gjërat me pesimizëm, realisht ndihmon në përmirësimin e memorjes, sidomos përsa i përket detajeve.

Veproni me imazhe
Truri kujton më mirë imazhet. Për të memorizuar emrin e një personi që sapo ju kanë prezantuar, lidheni me një imazh.

Thojini JO rutinës
P.sh: ndryshoni dorën me të cilën lani dhëmbët, ndiqni rrugë të ndryshme për të shkuar në punë, apo krijoni larmi në orët e pasdites. Stërvitni memorjen e fëmijës tuaj Qëndroni bashkë me fëmijët për pesë minuta në një dhomë plot me objekte dhe pasi të dilni prej andej përshkruani pozicionin e saktë të të gjithë lodrave dhe detajeve duke bërë një garë me njëri-tjetrin.

Truke për të moshuarit
Në moshën e avancuar nuk duhet përqendruar vëmendja tek informacione të pavlefshme. Fiksoni cdo ditë listën e shpenzimeve, ndonjë rezultat sporti, apo fituesit e ndonjë konkursi.

Bëni sport
Aktiviteti fizik kontribuon në ruajtjen e memorjes duke ndihmuar në rigjenerimin e qelizave cerebrale që vdesin me rritjen në moshë.

Bëni pushime gjatë orarit të punës
Një studim i New York University, i publikuar në revistën “Neuron”, ka sugjeruar se mjafton edhe një pauzë e shkurtër për të ndihmuar trurin që të rivihet në funksion dhe të thithë informacion të ri.

Mos pini duhan
Sipas një studimi francez, i publikuar në “Archives of Internal Medicine”, thuhet se konsumatorët e duhanit dëmtojnë memorjen e tyre.

KOMENTE