English

Elena Qirici:Populli ka dhënë votën dhe po pret të shohë rilindjen

Fjala e deputetes së Partisë Demokratike Elena Qirici, në Kuvend:

I nderuar Z. Kryetar i Kuvendit
Të nderuar deputetë
Cdo individ duhet të dije qëndrimet e qeverisë në lidhje me premtimet e dhena dhe minimalisht ai duhet te dije si do arrihen realizimi I premtimeve konkretisht dhe jo me pyetje retorike, qe janë përdorur jo rralle në programin e qeverisë.
“Shqipëria e gjeneratës tjeter”
Cdo banor i Qarkut të Korçës dhe i gjithë Shqipërisë, ka të drejtë të dijë si do të realizohen gjithë ato premtime bombastike të shprehura aq bukur në fushatë .
Por nuk e ka të vështirë të kuptoje se shumë prej tyre ose nuk i dëgjoi , ose kishin devijuar në fjali të shkruar në formën e hartimit.
Nuk mund të niset një qeverisje e re duke hedhur baltë mbi qeverisjen e mëparshme, aq më tepër kur cdo individ është dëshmimtar i ndryshimeve pozitive në sektorë të ndryshëm.
A nuk do ishte më mirë të dëgjonim argumentat se si do të funksionojnë reformat që do të merren dhe cilët do jenë indikatorët matës për secilën reformë, sesa këto argumenta të zëvendësohen me pyetjet retorike brenda programit të qeverisë, përgjigjet e të cilave kush duhet t’I japë? Ai individi i thjeshtë që pret të realizohet premtimi për heqjen e taksës së biznesit te tij, apo të tjerët që presin shërbimin shëndetsor falas?
Shqiptarët prisnin të dëgjonin programin e 100 ditëve të para e c’do arrihej konkretisht, por nuk u përmend asgjë, e kuptueshme kjo, sepse premtimet dhe mos realizimi I tyre, duhet të përballeshin me pasojat.
Populli ka dhënë votën dhe po prêt të shohë rilindjen, por kjo nuk mund të arrihet me kërpudha tymi apo re të zeza të drejtuar ndaj qeverisjes se mëparshme.
A nuk do ishte më e udhës që shqiptarëve t’u thuhej cfarë mund të behët më mirë, se sa të hidhet baltë ndaj arritjeve të realizuara nga qeverisja Berisha?
Shumë drejt theksohet në programin e qeverisë se: Biznesi privat, ristrukturimi dhe modernizimi I tij do të jetë kolona vertebrale e ndryshimit që kjo qeveri planifikon të realizojë , por qytetarët presin të hiqet taksa e biznesit të vogël dhe të reduktohet barra fiskale e ketij biznesi, sic thuhet , por nuk tregohet se si do të arrihen këto dhe kush eshtë mekanizmi qe do të zbatohet për të aplikuar taksën progressive , e cil u ishte ne focus edhe gjate fushatës elektorale , si një taksë që jo vetëm nuk e rëndonte biznesin por do të lehtësonte ate?
Nuk tregohet në program se si mund të kursejë mesuesi apo infermieri 40 mije lekë cdo muaj nga aplikimi i taksës së ndershme?
Qytetaret e votuan edhe për këtë, por u ndodhen përballë faktit që kjo nuk duket në program. E çfarë të mendonjë ai pronari i biznesit të vogël?
Në program nuk gjeti premtimet e bera, ku te shikojë tjetër?
Ku të hedhë sytë e të marrë shpjegimin?
Ja pra , përsëri kemi mungesë të drejtimeve për të arritur objektivat e shprehura në letër, kemi shmangie nga premtimet elektorale, dhe ajo që është më e rëndësishme kemi mungesë të planeve dhe kalendarëve të veprimit dhe mungesë të indikatoreve mates për realizimin e tyre.
Qytetarët e kanë dhënë votën e tyre, duke besuar në premtimet e mëdha të paraqitura në fushatën elektorale, por ata po shohin që një pjesë e mirë e tyre janë fshirë në programin e qeverisë, apo një pjesë e mirë e tyre janë transformuar. Vallë për keto kanë votuar?
Arsimi ka pasur arritje të konsiderueshme e konkretisht:
 ` Janë rritur 25 deri 69 % pagat e personelit akademik të universiteteve publike në krahasim me v. 2005. Paga mesatare mujore për personelin akademik nga 59.700 lekë- paga bruto (50.000 paga neto) në vitin 2005 është bërë 93.000 lekë – paga bruto (74.700 lekë – paga neto), në v. 2013.
 Ka pasur rritje për sa i përket fondeve te parashikuara për shkencën dhe inovacionin janë 4.5 milionë USD në vitin 2013 krahasuar me 1 milionë USD vitin 2005.

• Matura Shtetërore, prej vitit 2006 e në vazhdim përfaqëson një standard kombëtar të vlerësimit të nxënësve, faktor kyç në rritjen e cilësisë së arsimit të mesëm, transparencë dhe fundi i korrupsionit në pranimet në universitet. Diploma e Maturës Shtetërore e suplimenti i ofruar në dy gjuhë (anglisht dhe shqip) është pasaporta e parë arsimore që lehtëson mobilitetin e studentëve, qoftë për të transferuar studimet brenda Universiteteve te vendit dhe qofte dhe ne universitetet e huaja.

E kjo levizje a nuk i ndihmon studentët?? Por për të hedhur hije dyshimi mbi arritjet pozitive në këtë sektor duhen pyetur direkt përfituesit e reformave arsimore dhe tu shpjegohet atyre të parëve se cdo behet me mirë e jo të nxihen keto qe janë arritur.
Për Korcën , le ti drejtohemi fakteve te maturës shtetërore dhe pikërisht renditjes së rezultateve te tyre ku shkollat e mesme të saj janë rendditur ndër të parat midi shkollave të mesme në shkallë vendi
 Përsa I përket Arsimit professional në qytetin e Korces ka 6 shkolla profesionale, me një numër te konsiderueshëm nxënësish.
Objektivi I MASH për vitin shkollor që lame, ishte rritje e nr te nxenesve ne arsimin professional me 20 % e atyre qe hynin per here te pare, ajo u realizua ne 22 %.

Infrastruktura arsimore
 Ne qarkun e Korces jane kryer investime per ngritjen te reja apo të rikonstruktuara në 139 shkolla të ndara përkatësisht:
Korce Rrethi 77
Kolonje Rrethi 14
Pogradec Rrethi 28
Devoll Rrethi 20

Godina e re e Fakultetit të Shkencave te Natyres dhe Shkencave Humane, mbetet një investim shume I rendesishem per Korcën
“Dixhitalizimi I sekretarive mesimore” -projekt ky qe është aplikuar në shume prej univesiteteve tona dhe që I vjen në ndihmë studentëve dhe stafit akademik, duke u përshtatur me kërkesat e teknologjisë së informacionit.

Premtimi i PS: Futja masive e shërbimeve te teknologjise se informacionit në arsim për të kapërcyer hendekun dixhital dhe për të aftësuar rininë.

Arritje te PD: U shtri ICT në të gjithë sistemin arsimor. ICT u bë mjeti më i fuqishëm modernizimit të arsimit shqiptar.

a) Shqipëria, nga një vend që kishte në 2005, vetëm në 74 shkolla PC, sot ajo ka komputer dhe lidhje interenti me brez të gjërë në 2000 shkolla të mesme dhe 9-vjeçare. Shqipëria ka sot 4.65 PC/ 100 nxënës (8 PC/100 nxënës në shkollat e mesme), ndërkohë që në v. 2005 kishte 0.13 PC/100 nxënës. ,
Studentet e Universitet të Korces ndihen te privilegjuar qe jane perfituesit direkt në projektin e postes shqiptare dhe qeverise, per aktivizimin e pikave te aksesit publik me internet falas ne Universitete.
Ai synoi mbulimin e gjithe hapesires se kampusit universitar me nje rrjet internet ëireless duke u mundesuar keshtu 7000 studenteve te Universitetit, aksesimin ne internet jo vetem gjate punes ne laboratoret e informatikes dhe sallen e internetit, por dhe ne hapesirat e gjelbra te Universitetit.
Rrjeti u mundeson studenteve aksesin ne internet nepermjet 4 posteve kompjuterike te shtrira ne gjithe kampusin universitar.
Gjithashtu nepermjet nje rrjeti ëireless mjaft cilesor duke shfrytezuar teknologjine e informacionit behet e mundur aksesi 24 ore ne internet ne te
~ Në universitetin e Korçës funksionon Qendra e Ekselencës që ka statusin e njësisë bazë sipas nenit 8, pika 3 të Ligjit për Arsimin e Lartë dhe kryhen detyrat e përcaktuara në nenin 30 të po këtij ligji për Programet e studimit të formimit të vazhduar.
Ajo ka për qëllim zhvillimin e veprimtarive të trajnimit dhe të kualifikimit të mësuesve.
QENDRA E EKSELENCËS është institucioni qendror për kualifikimin e personelit pedagogjik në shkollat e rajonit të Korçës dhe më gjerë. Ajo do të ofrojë programe trajnimi në rreth 8 profile të mësuesve në shërbim, programe që mbështesin dhe sigurojnë rritjen e cilësisë së mësimdhënies, përsosjes së saj, si aplikime të risive në fushën e mësimdhënies.
QENDRA E EKSELENCËS siguron një bashkëpunim të vazhdueshëm me drejtorinë arsimore rajonale dhe me zyrat arsimore në rrethe për evidentimin e kërkesave dhe për efektivitetin e programeve trajnuese që ofron ajo, si dhe me institucione të tjera brenda dhe jashtë vendit që ushtrojnë veprimtari në këto fusha.
E keto jane arritje
Për të ofruar shkollimin me nevojat e tregut të punës janë ndërmarrë reforma të thella të kurrikulës universitare , duke synuar rritjen e larmise se programeve te reja bashkekohore , nxitja e bashkepunimit me biznesin dhe ekonomine rajonale zhvillimi i programeve me natyre nderdisiplinore.
Prioritet u eshte dhene: programeve te orientuara drejt Teknologjise se Informacionit dhe Komunikimit si dhe Jane nxitur programe profesionale.
Perpjekjet per diversifikimi i ofertës universitare kane qene intensive.., por sfidat qe parashtron zhvilimi ekonomik kerkon qe reforma kurrikulare te mbetet prioritet dhe objektiv strategjik i axhendes se reformave ne arsimin e larte.
Në program thuhet se qeveria do tu ofroje asistence universiteteve publike për ngritjen e qendrave të këshillimit të karrierës,
 Qendrat e këshillimit të karrierës janë të ngritura pranë universiteteve në perputhje me Ligjin e Arsimit të Lartë dhe ndërkohe të pasqyruara në Statutin e Universitetit. Qendra për Këshillimin e Karrierës, në bashkëpunim me Fakultetet ndërmarrin nisma për t’u bërë të njohur nxënësve të vitit të fundit të shkollës së mesme programet e studimit që ofrojnë, strukturat përbërëse dhe shërbimet për studentët, në mënyrë që maturantët të bëjnë një zgjedhje të ndërgjeëgjshme dhe të motivuar të programit të studimit. Për këtë qëllim organizohen takime orientuese të programuara.
 Keto qendra kane staf te trajnuar brenda dhe jashte vendit dhe nderkohe ndihmojne në keshillimin e studenteve dhe dhenien e informacionit jio vetem per programet e studimit ne ciklin e parë të studimeve Bachelor, por dhe informacion per programet master apo doktorature që Universiteti ka.
 Studentët këshillohen për t’u paraqitur denjesisht me tregun e punes duke iu ofruar atyre informacion per vendet vakante ne biznese apo institucione dhe duke i orientuar deri ne shkrimin e nje CV
Përsa i përket Turizmit:
Flitet që zhvillimi i turizmit do të jetë pjesë e zhvillimit të qëndrueshëm- por kjo ka qenë e vendosur në Strategjine e turizmit , ne qeverisjen e mëparshme, madje e shprehur me detaje dhe koordinimin e tipeve të turizmit në vendin tonë, e duke e vënë dhe theksin tek turizmi i qëndrueshëm dhe ekoturizmi si një model ideal për mjaft zona. Por nuk duhet të harrojmë se zhvillimi i turizmit në vendin tonë ka specifikat e veta, por vetvetiu vjen një pyetje e tillë? : Si ka qene e mundur qe të rritet numri i turistëve në Shqipëri, a e ka promovuar kush Shqipërinë si nje destinacion turistik.
Sigurisht që po, dhe ne menyre profesionale, prandaj nuk duhet të nxihen arritjet e dukshme edhe në këtë sector të ekonomisë, ku nga fondi buxhetor I përdorur për promovimin e turizmit në 2006-2012, kap shifrat 366,493,300 Lekë nga të cilat 322,580,000 lekë në promocion dhe 43.913.000 lekë në sinjalistikën turistike .
E pra për promovimin, në programin e qeverisë jepen vetem dy fjali,..realizim i pandërprerë i fushatës informuese dhe promovuese për imazhin e Shqipërisë turistike…... e nuk shpjegohet absolutisht si do të realizohet kjo , c pjesë e buxhetit do te shkojë për promocion dhe c pjesë e buxhetit do të shkoje për sinjalistikën turistike, çfarë mekanizma të rinj do të përdoren për të matur performancën e kësaj politike?
Flitet për turizmin malor qe do të shoqerohet me projekte madhore te investimeve ne infrastrukture, por qytetarët korcarë dhe ata që zotërojnë bizneset familjare turistike , janë dëshmimtarë të investimeve ne infrastrukturë në gjithë qarkun e Korces, e fale këtyre investimeve turisti që vjen në Korcë e akomodohet ne hotelet e qytetit , preferon dhe zonen turistike ruale, jo vetem se i pelqen natyra dhe ajeri i paster, por sepse infrastruktura rrugore ia jep kete mundesi ,jane rikonstruktuar rruget e Liqenasit, Voskopojës, Dardhës , Vithkuqit
E pra a nuk jemi deshmimtarë të gjithe të ketyre investimeve madhore , pa të cilat numri i turistëve nuk mund te rritej e aq më tepër nuk mund të flitej për një zhvillim të qëndrueshëm të tij???
A nuk do të donin qytetaret të shihnin në programin e qeverisjes se si do ta conte përpara zhvillimin e turizmit dhe se c farë do të përfitonin konkretisht bizneset familjare turistike në zonat rurale, cilat do të ishin politikat për të nxitur zhvillimin e bizneseve turistike, indikatoret për të realizuar këto politika e që më pas të mund të mateshin ato????
Krijimi i një modeli turizmi vjetor të integruar, aktiv e social , me nje kombinim të turizmit familjar dhe elitar…..sic theksohet në program do të ishte ambicioz në të shprehur, por a mund të realizohej>>>, cilat do te jenë mekanizmat e koordinimit të aktorëve të turizmit në krijimin e këtij modeli, e aq më tepër kur do i shihnin qytetaret shqiptarë efektet e këtij modeli???????
Cdo projekt , si fillim ka një analizë paraprake te situatës në atë sektor ku do të shtrihet duke listuar të gjitha elementët dhe me pas mund të parashikojë se ku duhet të shkojë duke dhene argumentat përkatës profesionale dhe afatet kohore të realizmit të tij.
Këtë nuk e pamë , te nderuar deputete, as në sektorin turistik, ku vetë drejtuesit e bizneseve turistike donin të ishin më të qartë se cilat janë përfitimet direkte të tyre nga ky program zhvillimi, dhe si do të ndihmohen ata për të cuar më tej biznesin e tyre. Mos harrojmë se në zonat rurale turistike, biznesi familjar eshte shumë i rëndesishëm për ekonominë e tyre, dhe përballja e kësaj qeverie , nuk është më opozitën, por direkt me mbajtjen e premtimeve të bera, por mos harrojmë se projektet e zhvillimt te turizmit nuk kërkojne fjalë të mëdha apo hartime promovuese, por analizë dhe përcaktime profesionale se si do të jët zhvillimi i cdo komponenti turistik, në c nivel është ai , ku synohet të shkojë, me c’mekanizma, me cilët indikatorë mates , pa përmendur faturën financiare. E pervec këtyre duhet te përcaktohej se si do te integrohen këta komponentë të zhvillimit turistik, jo tashme ne totalin e tyre, por me specifikat e turizmit shqiptar në zonat e ndryshme turistike, por dhe me tregjet turistike qe do synohen te mbahen apo tregjet e reja te krijuara.
Në program shprehet: Qeveria e meparshme ka realizuar investime të medha në infrastrukturën rrugore, por impakti i këtyre investimeve ka qenë inferior.
Impakt inferior është fakti që investimet në rrugen Korce ’Pogradec bene te mundur shkurtimin e kohës së studenteve te Pogradecit gqë vazhdojnë studimet ne Universitetin e Korcës, inferior eshte fakti i investimit per tunelin e Elbasanit, ku studentet korcare qe vazhdojne studimet ne universitetet e Tiranës, do e ndjejnë këtë ndikim qysh këtë vit akademik? E kjo jo vetem per studentet , por per gjithe qarkun tonë , që kalimi ne Krrabë , jo vetëm merrte kohe , por ne shumë raste ishte dhe i veshtirë ne dimër?
Mos përmendim faktin qe jemi ne,, deputetet e ketij parlamenti , qe vijme nga zona jugore dhe kalojme pikërisht në këtë tunel, pa përmendur projektet në vazhdim në përmirësimin e infrastrukturës.
Impakte inferiore janë këto?
Përmendet krijimi i një pakete të vecantë turistike Shqipëri -Kosovë -Rajon, por për ta vënë në përdorim këtë paketë,do të duhej infrastruktura me përmiresimet madhore të saj qe tashme jane te realizuara , ndryshe do të duhej që ky mandat 4 vjecar te mbante ne letër realizimin e kesaj pakete.
Do të 5 fishohet financimi publik për mbështetjen e zhvillimit rural, por si do të arrihet kjo , sepse duhet t’u jap një përgjigje zgjedhësve se ku do të mbështetet ky objektiv , c pjesë të zhvillit rural do të prekë dhe kush është përfitimi direkt i tyre nga ky investim.
Përfundimisht të nderuar deputete, hedhja e tymit të zi mbi arritjet në sektorë të ndryshëm nuk mund të ndihmojnë një qeverisje për të berë më të mirën e mundshme për popullin që prêt realizimin e premtimeve.
Ju faleminderit !

KOMENTE