English

Fatjon Dauti qëllohet me pistoletë te Shkolla e Baletit Tiranë

Një i ri 28-vjeçar u plagos me armë zjarri, mëngjesin e së dielës në afërsi të shkollës së baletit, në kryeqytet, raporton top channel.

Fatjon Dauti ka qene ne brendesi te ambienteve te lokalit ne pronesi te tij, kur u qellua me disa plumba pistolete. Nje nga plumbat e qitura e ka kapur ate ne kembe. Ai u transportua drejt Spitalit Ushtarak te Tiranes ku dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Sipas policise, i plagosuri njihej me atentatorin, pasi ka debatuar edhe perara se ai ta qellonte. Duke pare gezhojat ne vendngjarje si edhe pozicionin ku ishte i plagosuri mendohet, se vete atentatori i ka qelluar enkas ne drejtim te kembeve.

Megjithate akuza eshte ngritur per vrasje te mbetur ne tentative. Policia tha se ende nuk e di identitetin e autorit te plagosjes dhe se pritet marrja ne pyetje e 28-vjeçarit Dauti per te marre detaje me te hollesishme rreth ngjarjes.

KOMENTE