English

Japonia do të mbyllë reaktorin e fundit bërthamor në një afat të papërcaktuar

Japonia ka mbyllur reaktorin e saj të fundit bërthamor për një afat të papërcaktuar.

Reaktori 4 në OHI në perëndim të Japonisë do të ndalojë prodhimin e energjisë elektrike në orët e hershme të së hënës.

Analistët thonë se Japonia do të jetë pa fuqi bërthamore deri në fillim të dhjetorit, ku kjo është mbyllja më e gjatë që nga viti 1960.

Shkaku mësohet se ka lidhje me shpërthimin e Fukushimës në 2011.

Përpara aksidentit, i dyti më i madh në historinë e përdorimit civil të energjisë bërthamore pas Çernobilit, Japonia siguronte 30% të nevojës së saj për elekricitet nëpërmjet reaktorëve.

Japonia ishte pa energji bërthamore gjatë muajit maj dhe qershor të vitit të kaluar, por operatori Tepco ishte i lejuar për të rifilluar reaktorët e saj në OHI.

KOMENTE