Një kompani ajrore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur të lejojë përdorimin e biletave të cilat për shkak të një gabimi kompjuterik u shitën shumë më lirë se sa çmimi i tyre real gjatë kësaj jave.
”United Airlines”, një prej kompanive më të mëdha ajrore në SHBA, nuk ka treguar se sa bileta janë shitur me çmimin e gabuar, por përmes një njoftimi në Twitter ka lajmëruar se do të pranojë biletat, ndërsa është duke rishikuar gabimin e bërë.
Një gabim në çmime në faqen e internetit të agjencisë amerikane të fluturimeve të enjten ofronte mundësinë që pasagjerët të blejnë bileta duke paguar vetëm tarifën e sigurisë, e cila shkon nga 5 deri në 10 dollarë, ndërkohë që vlera reale e një bilete arrinte në fakt deri në 1000 dollarë.