Versioni tipik i meshkujve për takim interesant nuk është kurrsesi biseda për seriale. Çfarë atëherë mund të jetë e pëlqyeshme për të dy derisa jeni në takimin e parë? Shikoni këshillat që do t’ju sigurojnë argëtim të mirë dhe takim të dytë.
Lëreni telefonin në çantë
Fakti që nuk dërgoni mesazhe në mes të bisedës, bie pikë fitimtare. Do t’ia bëjë me dije që me të vërtet ju intereson ajo që ai po flet, dhe mundohuni që ta bindni që me të vërtet jeni duke e dëgjuar. Mosinteresimi për të numëruar like-at në botën tonë virtuale do të jetë komplimenti më i madh për një mashkull, derisa është duke biseduar me juve.
Zgjidhni lokalin e dytë
Nuk është vetëm fakti që meshkujt i duan femrat që duan të dëgjohet zëri i tyre. Meshkujt kanë nevojë të paktën disa minuta të marrin frymë nga roli i udhëheqësit, kur janë në pyetje takimet. Kur ju e merrni punën në dorë dhe propozoni vend për të dalë, atë e lironi pak nga tensioni, dhe do të ndihet më i relaksuar në shoqërinë tuaj. E sa i përket aftësive për të bërë mashkullin të ndihet rehat në shoqërinë tuaj, gjithmon mbetet shumë seksi për meshkuj.
Tregoji për një mashkull simpatik që iu është paraqitur
Derisa ai është një person jo i rëndësishëm për ju (jo ish i dashuri) mashkulli juaj dëshiron të dëgjojë për këtë. Pse? Sepse në përgjithësi ju jeni duke treguar ‘Që jeni e kërkuar dhe e veçantë’ por në mënyrë të rafinuar. Dhe na kujtoni kush është ai mashkull që nuk do të dëshironte të jetë në lidhje me një vajzë të mençur dhe të vecantë. Po… po ai nuk egziston.