English

Fëmijët që jetojnë në afërsi të centraleve bërthamore, nuk rrezikohen nga leuçemia

Fëmijët që jetojnë në afërsi të centraleve bërthamore nuk kanë një rritje të rrezikut të zhvillimit të leuçemisë, thotë një studim i ri.

Ekspertët kanë studiar të dhënat mbi10,000 fëmijë nën pesë vjeç të diagnostikuar në mes të 1962 dhe 2007, që jetonin pranë zonave të centraleve bërthamore.

Gazeta britanike për kancerin thotë se ky studim nuk është i pari që ka pohuar këtë fakt por metodat e studimit të ri janë më efikase dhe përsëri rezultati del i njëjtë.
Cancer Research UK tha se rezultatet ishin "inkurajuese", por shtoi se monitorimi duhet të vazhdojë.

Leuçemia është kanceri që zë vendin e 12-të, më i zakonshëm në Britani të Madhe.

Rreth 500 raste të reja janë diagnostikuar në fëmijët nën moshën 15 vjeçare në vitin 2010 në Mbretërinë e Bashkuar.

Shqetësimi mbi një lidhje në mes të centraleve bërthamore dhe kanceret te fëmijët u shkaktua në fillim të viteve 1980, kur një hetim i TV raportoi një numër më të lartë të rasteve në mesin e fëmijëve që jetojnë pranë uzinës Sellafield në Cumbria.

Që atëherë, ka pasur raporte kundërthënëse nga studimet në Britani të Madhe dhe pjesës tjetër të Evropës nëse ka një lidhje.

Disa grupe anti-bërthamore kanë kritikuar mënyrën se si studimet e mëparshme ishin kryer.

Ata tregojnë për një studim gjerman i cili sugjeroi se mund të jetë një lidhje.

KOMENTE