Gazsjellësi Trans-Adriatik Pipliane ditë më parë njoftoi se tashmë ka nisur procesin e vlerësimit dhe menaxhimit të sipërfaqeve të tokës ku është parashikuar të kalojë tubacioni i tij.
Kompania holandeze “Royal Haskonding DHV” e cila do të merret me menaxhimin e këtij projekti, për nisjen e procesit të blerjes dhe marrjes me qira të tokave nga ku do të kalojë kjo vepër e rëndësishme energjetike thotë se gjithçka do të kryhet në një mënyrë shumë transparente dhe në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare .
Sjacco de Vos, Menaxher i Lartë i kompanisë “Royal Haskonding DHV” thotë se: “Qëllimi ynë është për të siguruar akses të plotë në tokën që është planifikuar të kalojë TAP, për të filluar ndërtimin e tubacionit në kohën e përcaktuar dhe gjithashtu për të siguruar se njerëzit e prekur nga projekti të kompensohen siç duhet sipas standardet e BERZH-it”.
TAP ka krijuar gjithashtu një ” mekanizëm të anikmimit” që do të merret me ankesat dhe sipas zyrtarëve të TAP ata angazhohen për t’iu përgjigjur çdo shqetësimi, raporton shekulli online.
Tashmë ekspertët e kompanisë holandeze po merren me mbledhjen e të dhënave mbi pronësinë e tokës nga ku do të kalojë gazsjellësi prej plot 870 kilometrash gjatësi. Ku qëllim është në praktikë, që të identifikohen pronarët, të vendosen kufijtë e pronësisë reale në kuadrin e zbatimit të projektit të gazsjellësit Trans-Adriatik, si edhe të vlerësohen tokat që do të preken në kuadrin e realizimit të tij. Teksa mësohet gjithashtu edhe fakti se konsorciumi i gazsjellësit Trans-Adriatik, do të kërkojë akses të përkohshëm mbi tokën nga ku do të kalojë ai, kundrejt një pagese.
Projekti TAP ka një gjatësi 870 kilometra në tërësi, nga të cilat 206 km janë në territorin shqiptar në tokë që nga hyrja në zonën e Bilishtit dhe dalja në zonën e Semanit, rreth 60 km janë në pjesën shqiptare të detit dhe drejt Italisë.