English

7 vjeçarit i pritet për vdekje rruga për në shkollë

Nuk ka mundur dot të përfundojë rrugën e gjatë dhe të bukur të dijes. Dikush ja preu jetën në mes në ditën e tretë të shkollës.

Përplaset për vdekje nga kamioni gjatë rrugës së tij për në shkollë.

Mësohet se viktima është 7-vjeçari K.Pashuku, i cili është përplasur nga një automjet. Vogëlushi po kalonte rrugën për të shkuar në shkollën e Bërdicës në Shkodër, kur fatkeqësisht është përplasur nga një kamion.

Përplasja ka qenë fatale për 7-vjeçarin, i cili shkonte në ditën e tretë të shkollës, ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në komisariat.

KOMENTE