English

Angeline Jolie. Më pak se 3 vite jetë

Angelina Jolie, aktorja me famë botërore duket se do të ndërpresë në mes ëndrat dhe obligimet e saj pasi sëmundja që ajo ka duket se ka mbizotëruar në trupin e saj dhe tashmë ka marrë kontrollin.

Por ajo shprehet optimiste se do të përfundojë disa nga detyrat e saj para se të ndahet nga jeta ku mjekët pretendojnë se ka më pak se tre vjet.

Ajo po përpiqet t’i realizojë projektet e saj para se të vdesë”, shkruan revista amerikane “Globe”

38-vjeçarja, Jolie mendon se do ketë fatin e disa prej grave të fisit të saj, që vdiqën të reja nga kanceri i gjirit.

Jolie, së fundmi iu nënshtrua një mastektomie të dyfishtë (hoqi të dy gjinjtë), për të minimizuar rrezikun e kancerit të gjirit dhe planifikon të bëjë ndërhyrje shtesë për shkak të rrezikut të lartë për kancer të vezorëve, por ajo ende është e bindur se nuk do të jetojë gjatë.

“Angelina përpiqet ta jetojë jetën në mënyrë maksimale, pasi ajo mendon se nuk ka edhe shumë kohë të mbetur”.

“Ajo do të bëjë gjithçka që mundet për ta zgjatur jetën e saj, por vërtet besoj se ajo nuk do të arrijë as në mes të të dyzetave”, ka thënënë mediat amerikane.

KOMENTE