English

Sherr me thika mes shqiptarëve dhe grekërve

Sherr me thika mes shqiptarëve dhe grekërve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Athinë.

Në lagjen në Manastiraki në Athinë (një lagje pranë Akropolit, ku ka shumë turistë e vizitorë),6 persona mbetën të plagosur.

Sipas dëshmive, dy grupe të mëdha grekësh dhe shqiptarësh u përleshën për diferenca personale me hunj druri, thika dhe objekte të tjera.

Përleshja përfundoi me lëndimin e katër shqiptarëve, si dhe dy turistëve italianë, që u përpoqën të ndajnë të përfshirët në përplasje. Të plagosurit janë shtruar në spitalin KAT.

Në zonën e ngjarjes nxitoi policia dhe deri tani ka pasur 89 shoqërime, në mënyrë që të identifikohen ata që janë përfshirë në ngjarje dhe të arrestohen.

KOMENTE