English

Salla e kuvendit do të boshatiset nga kompjuterat me çmim "mashtrues"

Alban Dega-SA FRENGU PULEN

... me djersen e mundin e plackitur shqiptareve

- Nje sirene alarmi per Prokurorin e Pergjithshem dhe Kryetarin e Komisionit te
Kontrollit te Shtetit ....

- Teknologjia e korrupsionit nxjerr lakuriq ne syte e mbare shqiptareve balenat e
kusarise

- Nga Alban Dega, Nju Jork

Sapo lexova njoftimin per cmimin e 140 kompjuterva te tavolinave ( desktop) te markes "Acer" , dhurate e Jozit per Kuvendin e ri te Shqiperise, e pyes djalin tim 17 vjecar Siarin:
-Cfare mendimi ke per kompjuterat dhe laptopet "Acer"
-Garbage... rubish , me pergjigjet flake per flake pa e menduar dy here. Eshte teper i pasionuar pas shkencave kompjuterike. Talent ne perdorimin dhe programimin e tyre.
- A je i sigurte, e ripyes une !
- Plehra, mbeturina, me pergjigjet ai shqip.
Kur i them se nje cope e tyre eshte blere per 1 300 dollare me shumice per Kongresin ( Kuvendin ) e Shqiperise. Gjithsejt 140 cope X 1 300 baraz me 182 000 dollare amerikane duke i treguar edhe pamjet e salles se Kuvendit te Shqiperise , ai fillon te qesh duke thene
- Even in Africa the Internet Cofees looks better .... Oh my God you think Albanian Congresmen are so stupid to buy such a garbage old fashion computers for such a high price, thote ai ne anglisht.
- Edhe ne Afrike Kafete e Internetit duken me bukur... O Zoti i madh a mendon ti se Kongresmenet shqiptare jane aq budallenj sa te blejne kompjutera te tille plehra me nje cmim aq te larte
Jo i them une deputetet shqiptare nuk jane aspak budallenj, por peshkaqenet e korrupsionit qe ogranizojne e manipulojne tendera te tille jane tejet te pangopur e krejt te babezitur.
Pa humbur kohe drejtohem ne pese dyqanet me te medhenje te kompjuterve ne zonen ku banoj, nje nder me te shtrenjtat e Nju Jorkut. Cmimi i kompjuterva te ngjashem "Acer" leviz nga 238 dollare deri ne 540 dollare ne Walmart, Sam's, Costco, Best Buy, Richard & Son. Laptopet fillojne tek 221 dollare e deri ne 500 dollare ne shitje me pakice.
Futem ne internet e gjej cmime te shitje me shumice prej 210 - 327 dollare per 10 - 20 cope... Per 100 cope e siper cmimi fillon tek 148 - 239 dollare, pra gati dhjete here me pak se cmimi i tenderit te Zhelefines, ku sigurisht pjesa e luanit i ka rene per hise Luaneshes se Berishes.
Te gjithe me kujtese mbi 4 GB dhe shpejtesi deri ne nje terrabajt ( 1024 GB ) Nuk e di sa e kane shpejtesine zhelet teknologjike te Zhelefines.
Kusari deri ne centin fundit! Grabitje deri ne sekonden e fundit ku ekranet e korrupsionit ashiqare zene fytyrat e deputeteve, shumica dermuese e te cileve as i hapen fare. Edhe Berisha e Jozi ishin te zene me lpadet e tyre e as denjuan ti peruronin.
Nje kusari e kapur ne flagrance nga kamerat dhe nga syte e mbare shqiptareve kudo ndodhemi.
Nje kusari me aksion me goditje te perqendruar e hajni te komanduar nga Numri dy i shtetit deri sot!
Nuk i mjaftoi grabitja e milionave si gjoja e persekutuar per vuajtjet e saj si "Dizenjatorja" e Partise!
Nuk i mjaftoi plackitja dhe zaptimi i zemres se Shkodres dhe palces se Shengjinit ku te paret e saj nuk kane jetuar kurre!
Nuk i mjaftuan tete vjet grabitje e plackitje dite per dite e nate per nate pa e mbyllur ate me kusari me goditje te perqendruar deri edhe per kompjuterat qe jam i sigurte se do ti kene parametrat shume me te ulet se te atyre qe pashe me syte e mi ne dyqanet e " Beverly Hillsit" te Nju Jorkut, sic njihet Westchester County!
Nje sirene alarmi kjo si per Prokurorin e Pergjithshem te Salise dhe per Kontrollin e Larte te Shtetit te Partise se Salise!
Eshte kohe qe kusaret dhe vrasteret e Shqiperise te gjejne avokate teper te zote!
Eshte koha qe shteti ligjor te filloje nga veprimi!
Eshte koha per veprim, ka paralajmeruar tash e gati nje vit edhe Aleksander Arvizu, Ambasadori i nderuar i mikut dhe aleatit strategjik kryesor te shqiptareve e Shqiperise, SHBA-se.
A nuk eshte fakti skandaloz i mesiperm deshmia me e qarte dhe vertetimi me i sakte i qendrimit publik amerikan se 23 qershori 2013 eshte njesoj si 22 marsi 1992.
Mendimi im eshte se 23 qershori 2013 ia kalon 22 marsit 1992 te tradhetuar e shperdoruar nga despoti neokomunist Sali Berisha, pjelle e Katovices shqiptare.
23 qershori 2013 jo vetem mbyll perfundimisht kapitullin e sundimin i tiranise komuniste dhe demokratures neokomuniste ne Shqiperi, por shenon edhe fillimin e fundit te tiranise se korrupsionit me masiv qe ka njohur Shqiperia dhe populli i saj ne historine e tij shumeshekullore!
23 qershori 2013 shenoi clirimin e trete te Shqiperise nga diktatura komuniste dhe demokratura neokomuniste dhe nga tirania e korrupsionit masive te qeverise me te korruptuar ne historine e Shqieprise!
Clirimi i saj i pare ishte me 28 nentor 2012 kur me shpalljen e pavaresise se Shqiperise Ismail Qemal Vlora i dha fund gati peseqint vjet sundimi otoman turk.
Clirimi i dyte i saj ishte 29 nentori 1944 qe i dha fund pushtimit nazifashist dhe e radhiti Shqiperine ne anen e fitimtareve te Luftes se Dyte Boterore SHBA- Angli- BS !
E treta e vertea, sic thote sovrani yne u realizua nga demosi shqiptar me voten e lire e te pacenueshme nga permasat e saj plebishitare qe nuk u dhane asnje shans hajnave te votave me Sali Berishen ne krye te tjetersonin veridiktin e tij masiv.
Tenderi teknologjik i Zhelefines eshte shembulli me i shemtuar i teknologjise brutale, barbare, rrenuese saliiste te ketij korrupsioni qe jo vetem Shqiperine, por edhe Altarin e demokracise shqiptare, Kuvendin e Shqiperise e ktheu ne nje Internt Kafe te shemtuar te fiseve afrikane apo te bashkesive primtive te xhunglave te Amazones!
Pamjet e tij skandaloze jane nje kambane alarmi per ligj e drejtesi , per shtet ligjor kunder antishtetit te Ligjit te Saliqit, alias Luigjit te 14-te te Shqiperise!
Ligj!
Drejtesi!
Para ligjit e drejtesise jane te barabarte te gjithe shtetesait shqiptar nga kryetari i shtetit e deri tek fshatari i katundit me te humbur, percakton Kushtetuta e Shqiperise!
Eshte koha per veprim ! Veprim pa humbur asnje sekonde kohe !

KOMENTE