Në orët e para të ditës së sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën një 52 vjeçar.
Ilir Prokopi ka humbur kontrollin e mjetit të tonazhit të rëndë, duke u përplasur me këmbën e një ure. Aksidenti fatal ka ndodhur rreth orës 02:40.
Dyshimet paraprake flasin për një përgjumje të 52-vjeçarit, gjë e cila ka sjellë humbjen e kontrollit mbi rimorkiuesin.