Gazeta serbe “Kurir” shkruan se drejtori i Policisë së Serbisë, Milorad Veloviç, është takuar fshehtas në banjën e një hoteli me kreun e mafies shqiptare, Qazim Feliks Osmani.
E përditshmja shkruan se takimi ka ndodhur më 15 shtator në hotelin “Zira” në Beograd.
Ata kanë biseduar aty për rreth 13 minuta.
Kryepolici ishte në hotel për një dasmë, kurse Osmani kishte marrë me qira një dhomë.
Pasi shkëmbyen shikime tre herë në tarracën e hotelit, ata zbritën në tualet dhe u takuan fshehtas.
Qasim Osmani, me origjinë nga Gjakova, jeton prej vitesh në Hamburg, ku ka një firmë me shumë fitime.
Mediat gjermane thonë se ai drejton një klan të fuqishëm të trafikut të drogës.
Më herët mediat serbe e kane lidhur emrin e Qazimit me disa emra te njohur te skenes serbe si Ceca.