Thonë se një qen është shoku më i mirë i njeriut dhe duket se këta të dy janë marrë vesh që në fillimet e hershme të jetës.
Një video e mahnitshme përcjell momente të një vajze tetë-muajshe Ella, që luan me një qenush dy-muajsh pasi ata u takuan në hollin e hotelit.
Ai lodron me të duke bërë që të klithë e gëzuar dhe të kënaqen së bashku, madje është ai nxitësi për të luajtur lojën e tyre.