Ish-kryeministri Sali Berisha është parë duke ecur në këmbë drejt ambjenteve të reja të zyrës së tij vetëm pak metra larg shtëpisë së tij.
Tashmë i pa shoqëruar nga eskorta e tij ai duket i qetë teksa shkon në zyrën e tij të re përballë Televizionit Shqiptar.
Berisha është parë në ambientet e kësaj qendre i pa shoqëruar nga eskorta, madje nuk është pikasur asnjë nga shoqëruesit e tij, pavarësisht se gëzon statusin e ish-kryeministrit dhe duhet të ruhet nga 4 shoqërues.
Për të përshkruar këtë rrugë, Berisha përdor makinën që mori nga Ministria e Shëndetësisë.
Në të njëjtën ndërtesë ndodhet edhe zyra e kreut të Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Etore Sekui.