English

Lulzim Basha, jashtë vëndit do të trajtohet i barabartë me ministrat e kabinetit Rama

Lulzim Basha, kryetar i opozitës shqiptare gjatë vizitave jashtë vëndit do të trajtohet i barabartë me ministrat e kabinetit Rama.

Këtë e vërteton një memo e inicuar nga ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dërguar të gjitha përfaqësive diplomatike shqiptare. Në këtë memo, e para hartuar nga Bushati si ministër i Punëve të Jashtme, kopje e të cilës disponohet nga Top Channel thuhet:

“Ju bëjmë me dije se Ditmir Bushati, ministër i Punëve të Jashtme udhëzon të merren masa nga ana juaj për trajtimin e kryetarit të opozitës gjatë vizitave zyrtare jashtë vendit me të njëjtin trajtim protokollar, sikurse çdo pjesëtar i kabinetit qeveritar të republikës së Shqipërisë”.

Memoja është dërguar mesditën e datës 19 Shtator 2013 dhe mban firmën e drejtorit të protokollit të shtetit Ermal Dredha.

KOMENTE