Mullah Abdul Ghani Baradar, bashkë-themelues i talebanëve në Afganistan, është liruar nga burgu në Pakistan, thonë zyrtarët.
Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar të lëvizjes e cila vjen pas kërkesave nga ana e qeverisë afgane, e cila shpreson se do të nxisë procesin afgan të paqes.
Mullah Baradar është një nga katër njerëzit që themeloi Lëvizjen e talibanëve në Afganistan në vitin 1994.
Ai u kap në qytetin pakistanez të Karaçit në vitin 2010.
Lajmi i lirimit të Mullah Baradar erdhi nga zyrtarë të ministrisë së brendshme. Megjithatë, ndërsa ministria e jashtme e Pakistanit ka mohuar raportet.
Zëdhënësi i talibanëve në Afganistan, Zabihullah Muxhahid, tha se ata ende nuk mund të konfirmojnë lirimin.
"Ne nuk kemi marrë ndonjë konfirmim zyrtar rreth lirimit të tij," tha Z. Muxhahidi AFP në Kabul.