English

Çifti i ri rrihet për vdekje, coptohen dhe digjen në turën e druve

Një çift i ri të cilët ishin duke planifikuar martesën e tyre u vranë brutalisht në shtetin indian Haryana, të mërkurën. Policia po e trajtojnë çështjen si një "krim nderi". tha Zubair Ahmed i BBC-së që vizitoi fshatin në Rohtak, ku ka ndodhur incidenti.

Një duzinë me njerëz ishin duke pritur në terren djegien në fshat të trupit të një gruaje të re që u rrah për vdekje nga turma.

Një orë më parë, vetëm para se të arrija në fshat, i njëjti grup kishte ndezur turrën e druve të të dashurite të gruas shprehet gazetari i BBC-së.

Ai u vra, nga të njëjtët njerëz, dhe oficerët e policisë thanë se "duart e tij ishin të prera, këmbët dhe koka e prerë dhe veçuar nga trupi".

Të dy viktimat u dogjën krah për krah. Dy familjet ndoqën ritet e fundit të çiftit të vrarë.
Dharmender Baraku, 23, dhe Nidhi Baraku, 20 vjeç, dyshohet se u vranë nga anëtarët e familjes së Nidhit në fshatin Garnauthi në shtetin verior të Haryana të mërkurën mbrëma.

Së pari, Nidhi u rrah për vdekje dhe më pas edhe i dashuri i saj.

KOMENTE